28 Nëntor 2023, 17:48
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka organizuar në selinë blu eventin “Krenaria e Trashëgimisë”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se pa pavarësi të Shqipërisë, nuk do të kishte kurrë pavarësi të Kosovës dhe po ashtu shqiptarët kudo që janë në Ballkan, nuk do mund të ishin këta që janë sot.
Kryedemokratik shtoi se nëse kombet e tjera e kanë pavarësinë si dhuratë, disa të tjera si aksident të historisë, Shqipëria e ka një akt mbinjerëzor nga Ismail Qemali dhe elita e asaj kohe.
FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma, dhe një përshëndetje të përzemërt, urim për të gjithë ju, për të gjithë shqiptarët, këtë ditë që shënon ditëlindjen moderne të kombit shqiptar. Shënon ditën e pavarësisë së vendit, një ditë frymëzimi për çdo shqiptar.
Dua të përshëndes përzemërsisht departamentin ‘Brain Gain’ që ka përzgjedhur të nderojmë së bashku këtë ditë me një dimension kulturor, dhe kjo është një përzgjedhje e mençur, e drejtë.
Në rast se bëhet fjalë për pavarësinë e një kombi, kushti i të gjitha kushteve është identiteti i tij, dhe identiteti i çdo kombi, i kombit shqiptar ka për shtyllë kryesore, gjuhën-kulturën, kulturën dhe gjuhën. Ndaj dhe në kremtimin e pavarësisë tonë, në këtë dimension ne i bëjmë një kremtim vërtetë fisnik. Theksoj edhe njëherë, pavarësia është ditëlindja moderne e një kombi. Është ditë frymëzimi sepse në kushtet kur Ismail Qemali dhe etërit e tjerë të pavarësisë, shpallën në Vlorë, pavarësinë e Shqipërisë, ai ishte një akt i guximit, vizionit të jashtëzakonshëm. Ishte një akt kur nga të gjithë fuqitë e mëdha, përveç njëra, të gjithë ishin kundër. Askush nuk donte përveç Austro-Hungarisë dhe kontit Bertold, një shtet të pavarur në trojet e tij. Qeverinë e Ismail Qemalit nuk e njohën gjer në gusht të vitit 1913.
Por nëse ky burrë i madh, vizionar, nuk do të ngrihej me një guxim mbi kohën, së bashku me Isa Boletinin dhe elitën tjetër të kombit, të shpallte në Vlorë pavarësinë, gushti i 1913 do të kishte vendosur shpërbërjen, copëtimin përfundimtar të kombit shqiptar.
Ismail Qemali i vendosi fuqitë e botës, që nuk donin një shtet shqiptar, para faktit të kryer, se shteti shqiptar ekzistonte, se Shqipëria ekzistonte si shtet sovran dhe i pavarur. Në këtë kontekst po të shkojmë pas në ato kohëra dhe të mendojmë këtë akt, ky akt kalon në një legjendë të vërtetë. Por ky akt u bë vendimtar për fatin e kombit, asokohe të ndarë dhe të pushtuar pothuajse në 2/3 e trojeve të tij. Ky akt ka qenë përcaktues për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Pa pavarësi të Shqipërisë nuk do të mund të kishte kurrë, pavarësi të Kosovës. Pa pavarësi të Shqipërisë, shqiptarët kudo që jetojnë në vendet e tjera në Ballkan nuk do të mund të ishin ata që janë sot.
Ndaj dhe nëse kombet e tjera e kanë pavarësinë edhe si dhuratë, apo e kanë ndonjëherë edhe si aksident të historisë, shqiptarët e kanë nga një akt mbinjerëzor i Ismail Bej Vlorës dhe elitës së kombit. I atyre luftëtarëve, politikanëve, udhëheqësve popullor, që organizuan kryengritjet e mëdha të Kosovës. Pra sa më shumë të ndalesh në pavarësinë tonë, ta mendosh, studiosh, lexosh, aq më mahnitëse, mrekulli, magjepsëse dhe më frymëzuese bëhet ajo.
sali berisha
Politike
28 Nëntor 2023, 14:38
h.k
Momente nga ceremonia
VLORË- Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës ka shmangur komentet lidhur me deklaratën e Kreut të Partisë Demo...
Politike
28 Nëntor 2023, 11:14
A.B
Kurti dhe Rama
VLORË- U desh festa e Pavarësisë që të shihnim një shtrëngim duarsh të dy liderëve shqiptar&eum...
Politike
28 Nëntor 2023, 11:05
A.B
Albin Kurti
VLORË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një mesazh nga Vlora, me rastin e Ditës së Flamurit. N&e...
Politike
28 Nëntor 2023, 10:45
A.B
Sali Berisha
VLORË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në monumentin e Pavarësisë në Vlorë.
FJALA E BERIS...
Politike
28 Nëntor 2023, 10:10
A.B
Kurti dhe Rama
VLORË- Ka nisur ceremonia e ngritje së flamurit në Vlorë, me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së ...
Politike
28 Nëntor 2023, 09:32
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka folur nga burgu për mediat greke, duke thënë se mbahet n&...
Politike
27 Nëntor 2023, 22:27
I.A
Fredi Beleri
GJERMANI- Gjermania i ka dalë kundër vendimit të Greqisë për të bllokuar procesin e integrimit të vendit, p...
Politike
27 Nëntor 2023, 17:54
I.A
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama po fliste për hetimet e 21 Janarit, kur është ndërprer nga disa çuna që po ...
Politike
27 Nëntor 2023, 17:28
I.A
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë gjatë mbajtjes së bashkëbisedimit në Këshillin A...
Politike
27 Nëntor 2023, 16:46
I.A
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shpërndarja e bonusit për pensionet këtë muaj do të shpërndah...