Politike

Rama flet për 21 Janarit, disa çuna duartrokasin në sallë, kryeministri: Përqendrohuni te teksti jo te zhurma

Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se drejtësia mund të vonojë dhe pak por në fund nuk ka për të munguar.

27 Nëntor 2023, 17:54 Nga I.A
Rama flet për 21 Janarit, disa çuna duartrokasin në sallë,
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama po fliste për hetimet e 21 Janarit, kur është ndërprer nga disa çuna që po duartrokisnin në fund të sallës në Vlorë. Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se drejtësia mund të vonojë dhe pak por në fund nuk ka për të munguar.

“Nga ana tjetër askush nuk duhet të harrojë se në këtë sistem, drejtësinë nuk e bën as partia, as qeveria, as kryeministri, por e bën drejtësia. Nëse sot ka një arsye për t’u ndjerë disa të lehtësuar në raport me 21 janarin, e para rruga e drejtësisë është hapur dhe se sot drejtësia mund të vonojë edhe ca por nuk ka për të munguar. 21 janari është një krim shtetëror dhe duhet të përgjigjen jo vetëm ata që tërhoqën këmzën, por në radhë të parë ata që urdhëruar hapjen e zjarrit”, tha Rama.

Ndërkohë që më tej Rama u ndal te djemtë që po duartrokisnin dhe u tha atyre që të përqendroheshin të fjalët e tij.

“Ore janë nja dy djem atje që fillojnë të duartrokasin dhe nuk ndalojnë më, kam përshtypjen që nuk dëgjojnë ca them dhe por vetëm duartrokitjen, dhe duartrokasin dhe nuk ndalojnë, çuna përqendrohuni te teksti dhe jo te zhurma e duartrokitjeve”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll