Politike

Çështja Beleri/ Gjermania kundër Athinës: Mos pengoni integrimin e Shqipërisë në BE

Media greke Ta Nea shkruan se ministria e Jashtme e Gjermanisë thekson se kjo çështje nuk mund të bilaterizohet dhe as të pengojë anëtarësimin e vendit tonë. 

27 Nëntor 2023, 22:27 Nga I.A
Çështja Beleri/ Gjermania kundër Athinës: Mos pengoni
Fredi Beleri

GJERMANI- Gjermania i ka dalë kundër vendimit të Greqisë për të bllokuar procesin e integrimit të vendit, për arrestimin e Fredi Belerit. Media greke Ta Nea shkruan se ministria e Jashtme e Gjermanisë thekson se kjo çështje nuk mund të bilaterizohet dhe as të pengojë anëtarësimin e vendit tonë. 

"Çështja Beleri nuk duhet të bilaterizohet dhe aq më shumë të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria është vendi që ka bërë më shumë hapa drejt anëtarësimit në BE dhe kjo rrugë nuk duhet të ndërpritet për shkak të një bilateralizimi për çështjen Beleri”, ka thënë Ministria gjermane.

Ministria e Jashtme ka theksuar se qeveria gjermane vlerëson se përcaktuese për procesin e integrimit të një vendi duhet të jenë kriteret e anëtarësimit dhe jo mosmarrëveshjet mes dy vendeve.

“Përcaktues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ekskluzivisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit, përfshirë edhe “acquis”-në e BE-së. Është e rëndësishme që kjo të jetë gjithashtu pikë referimi për të gjitha shtetet anëtare në vendimet e tyre për hapat individualë në procesin e anëtarësimit. “Bilateralizimi” i procesit të anëtarësimit nuk është i pranueshëm”thuhet në përgjigje.

Po ashtu Ministria e Jashtme gjermane nënvizon se çështja e kryebashkiakut të Himarës është çështje e drejtësisë shqiptare.

“Për rastin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri, aktualisht po kryhen hetime nga autoritetet shqiptare. Duhet të presim procesin aktual në Shqipëri”, thuhet në përgjigje. 

fredi beleri

Sondazh

Poll