Politike

VIDEO/ Kush është personi prapa jush? Rama në Këshillin Atlantik për Ismail Qemalin: Gjyshi im, nuk e shikoni ngjashmërinë

Gjatë intervistës, Rama kishte të varur në mur portretin e Ismail Qemalit.

27 Nëntor 2023, 17:28 Nga I.A
VIDEO/ Kush është personi prapa jush? Rama në Këshillin
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë gjatë mbajtjes së bashkëbisedimit në Këshillin Atlantik. Gjatë intervistës, Rama kishte të varur në mur portretin e Ismail Qemalit. I pyetur nga gazetari se kush ishte personi në foto që Rama kishte pas kokës, kryeministri iu përgjigj se ishte gjyshi i tij.

"Gjyshi im, nuk e shikoni ngjashmërinë. është ati themelues i Shqipërisë. është burri që ngriti flamurin e Pavarësisë në këtë qytet, qindra metra nga vendi që po ju flas. Kështu që në një farë mënyrë është gjyqi i të gjithë shqiptarëve", tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll