Politike

Marrëveshja për emigrantët/ Rama: S’jam i sigurt nëse do procesojmë 3 mijë persona çdo muaj

Po ashtu ai theksoi se arsyeja e vetme që ndodhi kjo zhurmë është sepse vendi ynë nuk është pjesë e BE-së.

27 Nëntor 2023, 15:50 Nga I.A
Marrëveshja për emigrantët/ Rama: S’jam i sigurt nëse
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja për emigrantët me Italinë do te jetë si një qendër pritjeje për pak kohë. Duke folur në Këshillin e Atlantikut për të diskutuar mbi sfidat e rajonit, Rama tha se nuk është i sigurtë nëse do të procesohen 3 mijë persona çdo muaj. Po ashtu ai theksoi se arsyeja e vetme që ndodhi kjo zhurmë është sepse vendi ynë nuk është pjesë e BE-së.

“Është një qendër dhe një terminal pritjeje në kufi ku emigrantët do të regjistrohen në momentin që hyjnë. Së dyti, 36 mijë është një numër i imagjinuar me dëshirë, bazuar në idenë që ky proces do të jetë proces që do të punojë si orë zvicerane, duke përpunuar çdo muaj 3 mijë emigrantë. A do të ndodhë kështu? Nuk jam i sigurt. Edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër pritjeje do të ketë vetëm 3 mijë vende, qendra është vetëm për 3 mijë persona. Do të ndërtohet 100% në kriteret që BE ka hartuar për këto qendra. Arsyeja pse ndodhi kjo zhurmë është se Shqipëria nuk është anëtare e BE-së.

Është quajtur me gjithë emrat e papërshtatshëm, nga Guantanamo te shkelja e të drejtave të njeriut. Nëse marrëveshja do ishte me një vend tjetër të BE-së, askush nuk do kishte humbur një minutë duke folur për të, jo më të zinte kaq hapësirë në ekrane. Mendoj se kjo është e trishtë pasi tregon paragjykim. Vendet e BE-së nuk tregojnë një solidaritet të tillë, ne e tregojmë, ndaj i shoh këto kritika me këtë perspektivë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll