Sport

Kushërira e Antonelas, gruas së Messit, viktimë e një grabitjeje të dhunshme, para se të depozitonin paratë në një bankë...

Agustina Scaglia do të depozitonte para në një bankë, kur u sulmua nga banditët

26 Nëntor 2023, 18:49 Nga DOSJA

Kushërira e Antonelas, gruas së Messit, viktimë e një

ARGJENTINE - Agustina Scaglia, kushërira e gruas së Messit, ishte viktimë e një grabitjeje të dhunshme këtë javë, kur ajo do të depozitonte para me një punonjës në supermarketin e familjes së saj në Rosario, Argjentinë.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazeta argjentinase ‘Clarín’, dy femrat ishin ende në makinë kur u befasuan nga dy grabitës, të cilët zbritën nga një automjet tjetër. 

Kushërira e Antonelas, gruas së Messit, viktimë e një

Edhe Agustina bëri një manovër për të shmangur grabitjen, por përfundoi duke u përplasur me një automjet tjetër. Si kundërpërgjigje, njëri nga grabitësit qëlloi me një plumb në derën e pasme.

Kushërira e Antonelas, gruas së Messit, viktimë e një

Kur hajdutët kuptuan se vetura e kushërirës së Messit tashmë ishte e ndaluar, thyen xhamat dhe morën çantat me para. Sipas 'Clarín', grabitësit morën rreth 20.500 euro (tetë milionë pesos argjentinase).

Kushërira e Antonelas, gruas së Messit, viktimë e një

Në mars, supermarketi i familjes së gruas së Messit tashmë ishte shënjestër e një sulmi. Autorët kishin lënë mesazhin: “Messi, ne po të presim, Javkin (kryetari i Rosarios) është narkoman, nuk do të të mbrojë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll