Politike

111 vite nga Pavarësia, Rama zbulon detaje nga 'festa' për 28 Nëntor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, përmes të cilës tregon se si do të organizohet parada, ndërsa shprehet se është një ide e propozuar nga një grup të rinjsh në diasporë.

25 Nëntor 2023, 14:47 Nga a.l
111 vite nga Pavarësia, Rama zbulon detaje nga 'festa' për
Parada

TIRANË- Për festat e '28 Nëntorit', për herë të parë do të mbahet në Tiranë “Parada e shqiptarëve”. Aktiviteti do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe mikpret shqiptarët për të festuar 111 vjetorin e Pavarësisë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, përmes të cilës tregon se si do të organizohet parada, ndërsa shprehet se është një ide e propozuar nga një grup të rinjsh në diasporë.

“Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 nëntor Nëse moti do të ndihmojë pak, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nis në mesditë”, shkruan Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll