Politike

Skandali seksual i Safet Gjicit, SPAK dërgon dosjen për gjykim në GJKKO

Gjici akuzohet për korrupsion pasiv dhe premtim për dhënie tenderi për favor seksual.

25 Nëntor 2023, 12:35 Nga I.A
Skandali seksual i Safet Gjicit, SPAK dërgon dosjen për gjykim
Safet Gjici

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe Alma K. SPAK ka dorëzuar sot dosjen në GJKKO për gjykim. Gjici akuzohet për korrupsion pasiv dhe premtim për dhënie tenderi për favor seksual. Ndërkohë që Alma K. akuzohet për korrupsion aktiv.   

"Në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përfituar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës” thuhet në njoftimin e sotëm të SPAK.

Safet Gjici u vu në pranga për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. 

safet gjici alma k

Sondazh

Poll