Aktualitet

"La pas të qeshurën dhe dashurinë e publikut"/ Agron Llakaj i jep lamtumirën Zef Dedës: Në qiell u bashku me legjendat

Ai ka folur për mediat duke thënë se humbja e  Zefit ishte e parakohshme duke shtuar se ai ishte një person që e mbështeti gjithmonë artin.

25 Nëntor 2023, 11:19 Nga h.k
"La pas të qeshurën dhe dashurinë e publikut"/ Agron
Agron Llaka

SHKODËR-Agron Llakaj aktori i njohur, ka marrë pjesë në homazhet që u mbajtën për artistin e madh Zef Deda që humbi jetën ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare.

Ai ka folur për mediat duke thënë se humbja e  Zefit ishte e parakohshme duke shtuar se ai ishte një person që e mbështeti gjithmonë artin. Më tej ai uroi që dy fëmijët e tij të trashëgojnë artin e të atit.

Të zotit jemi dhe një ditë do të largohemi. Por ikja e Zefit është e parakohshme. Artistët me emrin e Zefit, në momentin e parë të shkaktojnë dhimbjen, por la pas të qeshurën pas dhe dashurinë e publikut që e ka dashur shumë. Mendoj se duhet një punë nga institucionet për t’i treguar brezit të ri se kush ka qenë arti i vërtetë. Sikur trupa profesionistë e humorit shqiptar më shumë është në qiell se sa në tokë dhe atyre iu bashkua dhe Zef Deda. Shpresoj që dy fëmijët e tij të jenë të zotët që të trashëgojnë disa nga talentet e tij. Ne e quajmë veten si të ‘Fundit e Moikanëve’. Dhimbja është e madhe.”-është shprehur Llakaj. 

homazhet per zef deden

Sondazh

Poll