Politike

Arrestimi i Erzen Breçanit, Berisha: Nuk ka qenë badigardi im! Kush shkel ligjin, para drejtësisë

Gjithashtu, ish-kryeministri tha se çdokush që shkel ligjin duhet të dalë para drejtësisë. 

24 Nëntor 2023, 12:54 Nga r.ll
Arrestimi i Erzen Breçanit, Berisha: Nuk ka qenë badigardi im!
sali berisha, erzen breçani

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar lidhur me arrestimin e Erzen Breçanit. Berisha tha në konferencën me gazetarët se ai nuk ka qenë kurrë badigardi i tij, por tha se ishte një polic i vlerësuar në krye të detyrave që ka pasur.  Gjithashtu, ish-kryeministri tha se çdokush që shkel ligjin duhet të dalë para drejtësisë. 

“Së pari të garantoj se nuk ka qenë kurrë Badigardi i Sali Berishës, nuk ka qenë, jo se Berisha ka pasur ndonjë vërejte për të. Ai ka qenë polic i vlerësuar në krye të detyrës në të gjitha postet që ka pasur. Ai ka qenë në mos gaboj nën drejtor i policisë së Tiranës, ka punuar në forcat speciale. Së dyti për Erzen Brecanin dhe për cdo njeri tjetër Berisha ka një qëndrim, ligjin ligjin dhe vetëm ligjin. Kush ka shkelur ligjin  të bëhet përgjegjës. Së treti dua ti them atij anëtarit të bandës Bajri që deklaron se ajo kulla e Matës qenka e një të afërmit të mi, unë kërkoj që ajo të konfiskohet. Por i them anëtarit të bandës Bajri mirë është të shkojë dhe të japë llogari dhe mos mendoje se do kalojë krimet që ka kryer në emër të bandës duke shpifur e trilluar poshtë e përpjetë. Ai është anëtar i paguar i bandës, me dokumente. Çdo njeri që shkel ligjin duhet të marrë atë që meriton. Pavarësisht se kush është. Unë nuk kam mbrojtur asnjë shkelës ligji”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll