Sport

Roger Federer shpërthen sërish në lot, këtë herë në koncertin e Bocellit - Video

Tenori italian arien e fundit të koncertit të tij në Zyrih ia kushtoi tenistit zviceran

22 Nëntor 2023, 20:45 Nga DOSJA
Roger Federer shpërthen sërish në lot, këtë herë

ZVICER - Andrea Bocelli dhe Roger Federer na dhuruan një moment të fuqishëm në koncertin e tenorit italian në Zyrih. Tenisti zviceran mori pjesë në koncert dhe në fund tenori i madh e thirri në skenë. 

“Me ne sonte është një legjendë e gjallë, Roger Federer. Është një nder për mua që t'i kushtoj arien e fundit, për emocionet që na ka dhuruar të gjithëve”, tha Bocelli për Federerin përpara se ta thërriste në skenë. 

Zvicerani nuk i mbajti dot lotët ku u hyjnizua nga bashkatdhetarët. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll