Sport

Sylvinho veç zemrës së tifozëve merr edhe pasaportën: “Tani jam puro shqiptar!” - VIDEO!

“Jemi këtu, në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, dëgjohet të thotë Taulant Balla.

22 Nëntor 2023, 20:10 Nga DOSJA
Sylvinho veç zemrës së tifozëve merr edhe pasaportën:

TIRANE - Jo vetëm me zemër shqiptar, por edhe me pasaportë. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka tashmë edhe nënshtetësinë shqiptare.

Braziliani, që bëri mrekullinë në stolin kuqezi, duke e kualifikuar Shqipërinë në Europian, si vendi i parë në grup, është qytetari më i ri i vendin tonë.

E ka konfirmua ministri Brendshëm, Taulant Balla, nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet në krah të Sylvinhos:

“Jemi këtu, në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, dëgjohet të thotë Taulant Balla.

I nderuar me titullin “Shqiponja e Artë”, trajneri i Shqipërisë konfirmoi në gjuhën shqipe fjalët e ministrit:

“Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll