Sport

De Biasi me valixhe në dorë: “Do të kërkoj për një tjetër Kombëtare”...

Ish-trajneri i kuqezinjve Giani De Biasi mbylli aventurën me kombëtaren e Azerbajxhanit, të cilën e drejtonte prej verës së vitit 2020.

22 Nëntor 2023, 18:57 Nga DOSJA

De Biasi me valixhe në dorë: “Do të kërkoj për

AZERBAJXHAN - Trajneri italian, 67-vjeçari Giani De Biasi regjistroi 39 ndeshje në pankinën e azerëve, me një bilanc: 10 fitore, 8 barazime dhe 21 humbje. Kontrata e tij përfundoi pas eliminatoreve të “Euro 2024”, me Azerbajxhanin që e mbylli grupin “F” në vendin e katër me 7 pikë.

Ish-trajneri i kuqezinjve të Shqipërisë, De Biasi ka zgjedhur të mos rinovojë me azerët, ndërkohë që nuk ka ndërmend të ndalet, pasi i ka të qarta idetë për të ardhmen.

“Tani jam në kërkim të një tjetër skuadre kombëtare… Dua të nis një aventurë që mund të më lejojë të kualifikohem në Europian ose Kupë Bote”,- është shprehur italo-shqiptari.

De Biasi drejtoi kombëtaren e Shqipërisë nga dhjetori i vitit 2014 deri në qershorin e vitit 2017.

Ai ka shkruar një copëz historie me kuqezinjtë, të cilët nën drejtimin e tij siguruan për herë të parë kualifikimin në një kompeticion të rëndësishëm si Europiani “Francë 2016”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll