Sport

Hajdutët vjedhin para nga supermarketi i familjes së bashkëshortes së Leo Messit...

Sipas "Infobae", ata kanë sulmuar mjetin që transportonte paratë

22 Nëntor 2023, 18:02 Nga DOSJA

Hajdutët vjedhin para nga supermarketi i familjes së

ARGJENTINE - Dy hajdutë kanë vjedhur automjetin që transportonte para nga supermarketi i familjes së Antonela Rocuzzo-s, bashkëshortes së Leo Messit, në qendër të Rosarios, siç publikon  Infobae. Kriminelët kanë marrë një shumë afër tetë milionë pesos argjentinase, ekuivalente sot me rreth 20.650 euro.

Sipas këtyre informacioneve, grabitja ishte “e shpejtë dhe e dhunshme”. Kriminelët kanë zbritur nga makina dhe kanë thyer një nga xhamat e mjetit që transportonte paratë. Në mjetin e fundit të transportit të parave, udhëtonin dy çanta me para, kushërira e Antonela Rocuzzo-s dhe dy punonjës të supermarketit të saj.

Një nga shoqëruesit e saj tregoi për mediat se çfarë ndodhi: "Po shkonim nga supermarketi në bankë për të depozituar paratë. Na thyen xhamat dhe na morën çantat. Kishte një makinë. Në momentin që ata na grabitën, gjithçka dëgjova vetëm të shtëna. Kur zbritëm pamë goditjen e plumbit."

Hajdutët vjedhin para nga supermarketi i familjes së

Sipas punonjëses, përgjegjësja e supermarketit ka tentuar të përshpejtojë për të shmangur grabitjen, por nuk ka mundur, pasi ka pasur një makinë tjetër përpara. Siç shpjegoi ajo, kjo mënyrë e transportit të parave nuk është e zakonshme: "Nuk është diçka që e bëjmë gjithmonë. Ne i lëmë paratë në bankë dhe kthehemi".

Mjekët që kanë udhëtuar drejt zonës, kanë bërë të ditur për mediat vendase se personat në automjet janë mirë, përveç disa gërvishtjeve dhe tensionit të lartë. Nga ana e tij, kreu i komandës radioelektrike, Diego Santamaría, shpjegoi se po studiojnë kamerat në zonë.

“Të shtënat me sa duket kanë qenë kur makina ka tentuar të largohet. Ata po dilnin nga supermarketi dhe po shkonin në një bankë aty pranë. Në Lavalle në orën 17:00 iu afrua një makinë e bardhë, ata thyen xhamin dhe morën çantat e shpinës me shumën e madhe të parave”,- shpjegoi Santamaría.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll