Sport

VIDEO/ Futbollistët e Venezuelës akuzojnë policinë peruane për dhunë ndaj tyre…

Pas barazimit mes Perusë dhe Venezuelës (1-1) për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, lojtarët e venezuelianë akuzuan policinë peruane për dhunë.

22 Nëntor 2023, 17:29 Nga DOSJA

VIDEO/ Futbollistët e Venezuelës akuzojnë policinë peruane

PERU - Lojtarët e ekipit të Venezuelës akuzojnë policinë peruane se i ka goditur të martën në stadiumin kombëtar në Lima, pas barazimit (1-1) mes dy kombeve gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ndërsa venezuelianët do të përshëndesnin tifozët e tyre në tribuna, policët përgjegjës për ruajtjen e sigurisë "u zemëruan (...) dhe nxorrën shkopinjtë e tyre për të na goditur," shpjegoi mbrojtësi  Nahuel Ferraresi përmes mediave të Federatës së tij. 

“Më goditën dy herë dhe më lënduan pak (dy gishta), por nuk ishte serioze”, shtoi ai, duke thënë se po përgatitej të lëshonte fanelën e tij në drejtim të tifozëve të “Vinotintos”.

Videot që janë bërë virale në rrjetet sociale tregojnë lojtarët e kombëtares duke debatuar në mënyrë virulente me oficerët e policisë peruane, disa prej të cilëve tundin shkopinjtë.  Pas këtij barazimi, Peruja mbetet e fundit në kualifikueset e zonës AmSud, ndërsa Venezuela është në vendin e katërt.

Pak më herët, në stadiumin “Maracana” të Rio de Zhaneiros, fillimi i takimit mes Brazilit dhe Argjentinës (0-1) është dashur të shtyhet për shkak të përplasjeve në tribuna.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll