Sport

VIDEO/ Gjermania ‘fundoset’ dhe në Austri, në një miqësore 6 muaj para “Euro 2024”...

Gjermania pësoi një humbje mjaft të qartë në Austri (0-2) mbrëmjen e kësaj të marte, tre ditë pas një tjetër dështimi kundër Turqisë (2-3).

22 Nëntor 2023, 11:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Gjermania ‘fundoset’ dhe në Austri, në një

GJERMANI - Në përballjen e vendeve fqinje mbrëmjen e kësaj të marte, nuk pati asnjë ‘time-out’.  Madje pati ritëm dhe mundësi në këtë ndeshje mes Austrisë dhe Gjermanisë, e cila përfundoi me fitore të pastër të skuadrës së drejtuar nga Ralf Rangnick (2-0). Më e organizuar, më dinamike dhe më e mprehtë, Austria dominoi lehtësisht kundërshtarin e saj në përmasa që rezultati nuk i tregon.

Pas një rasti të parë nga Michael Gregoritsch (17’), i shpëtuar nga Kevin Trapp, austriakët hapën rezultatin përmes Marcel Sabitzer me një gjuajtje në shtyllën e afërt (29’). Në një lloj 3-1-4-2 të imagjinuar nga Julian Nagelsmann, me Julian Brandt dhe Kai Havertz në pozicionet e pistonit, gjermanët nuk arritën kurrë të gjenin këmbët e tyre dhe të largoheshin nga presioni agresiv austriak. 

Edhe hyrja në lojë në pjesën e parë të Thomas Müller në vend të Niclas Füllkrug, krejtësisht transparente në pjesën e parë, nuk ndryshoi asgjë. Duhet thënë se dëbimi i me karton të kuq të Leroy Sané për një përplasje me Phillipp Mwene (49’) errësoi më tej mbrëmjen e Gjermanisë.

Duke mos pasur mundësi, gjermanët madje u dorëzuan edhe një herë në një aksion të mire, ku Christoph Baumgartner (73’), mashtroi Trappin për ta bërë 2-0 rezultatin. 

Tre ditë pas një tjetër humbjeje ndaj Turqisë (2-3), Gjermania e përfundon këtë pushim ndërkombëtar me shumë punë në perspektivë dhe shumë dyshime pak më shumë se gjashtë muaj para Euros që po organizon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll