Aktualitet

Shtyhet seanca për Fredi Belerin! Nuk gjendet dëshmitari, tensione në sallë mes prokurores dhe mbrojtjes

Në seancë pati një moment tensioni mes prokurores Dorina Bejko dhe mbrojtjes.

22 Nëntor 2023, 14:35 Nga A.B
Shtyhet seanca për Fredi Belerin! Nuk gjendet dëshmitari, tensione
Fredi Beleri

TIRANË- Shtyhet sërish seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Shkak për shtyrjen e seancësn, është bërë mungesa e dëshmitarit Avdyl Rama,  i cili është vëllai i dëshmitarit bashkëpunëtor Arsen Rama. Në seancë pati një moment tensioni mes prokurores Dorina Bejko dhe mbrojtjes.

Prokurorja: Dëshmitari gjendet në Shqipëri, ka hyrë më 23 tetor.

Mbrojtja: Nga e di ti, këtë i informacion policia t’ia japë gjykatës dhe jo prokurores.

Seanca tjetër është vendosur të zhvillohet më 5 dhjetor ora 15:00./Dosja.al

avdyl rama

Sondazh

Poll