Aktualitet

Trafikuan 930 kg drogë dhe planifikuan vrasjen e dy vëllezërve në Britani, GJKKO merr nesër në pyetje 4 të arrestuarit

SPAK lëshoi 11 masa sigurie, ku u godit ky grup kriminal dhe u zbardhën disa ngjarje kriminale të ndodhura brenda dhe jashtë vendit tonë, gjithashtu është zbuluar një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës.

22 Nëntor 2023, 14:04 Nga r.ll
Trafikuan 930 kg drogë dhe planifikuan vrasjen e dy vëllezërve
foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se do të marrë nesër në mëngjes në pyetje Erzen Breçani, ish-zv/drejtori i Sigurisë në Policinë e Tiranës, Dedan Gjoni, shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi (Gërmizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës dhe Besmir Muratin. 

NJOFTIMI

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim Erzen Breçani, ish-zv/drejtori i Sigurisë në Policinë e Tiranës, Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi (Gërmizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës dhe Besmir Murati. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje do të zhvillohet në datë 23 nentor 2023 ora 09:30.

SPAK lëshoi 11 masa sigurie, ku u godit ky grup kriminal dhe u zbardhën disa ngjarje kriminale të ndodhura brenda dhe jashtë vendit tonë, gjithashtu është zbuluar një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës.

Deri më tani të arrestuar janë vetëm 4 persona, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani,  Dedan Gjoni, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë. Në pranga kanë rënë Besmir Murati dhe Bujar Germizi(Ajeti). Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

Mësohet se Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të kryer një atentat ndaj 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. Ndërkohë Babameto pjesë e grupit kriminal gjatë kohës kur punonte në “Interpol” u ka dhënë informacione nga sistemi për dy objektivat që jetonin në Angli. Deri më tani dyshohet se plani për vrasjen e dy vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për pazaret e drogës.

Një tjetër person i rëndësishëm i trafikut të drogës është Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim. Gjithashtu në kërkim janë edhe Besmir Mustafi, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, dhe Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit.

erzen brecani dedan gjoni bujar germizi besmir murati

Sondazh

Poll