Politike

“A ka deklaratë më perverse?"/ Berisha: Kam një audio-regjistrim të gjyqtares Gjoka, e tha dje në sallë

Berisha tha se ka audio-regjistrim të gjyqtares së çështjes Irena Gjoka, e cila sipas tij ka thënë në sallën e gjyqit se “korrupsioni mund të konsumohet duke respektuar ligjin”.

21 Nëntor 2023, 13:18 Nga A.B
“A ka deklaratë më perverse?"/ Berisha: Kam një
Sali Berisha

TIRANË- Sot Gjykata e Posaçme Apelit vendosi të ndryshojë masën e Jamarbër Malltezit nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak”. Për këtë foli kryedemokrati në konferencën e tij me gazetarët, ku ndër të tjera tha se ka një audio-regjistrim të gjyqtares së çështjes Irena Gjoka, e cila sipas tij ka thënë në sallën e gjyqit se “korrupsioni mund të konsumohet duke respektuar ligjin”.

“Them se nuk ka asnjë risi në vendime të cilat dëshmojnë kontrollin e plotë të sistemit të drejtësisë, shndërrimin e saj në degë ekzekutivi nga Edi Rama. Dua t’u informoj ju se dje në sallën e gjyqit famozja Irena Gjoka ka deklaruar sa vijon: Sipas saj, korrupsioni konsumohet dhe duke zbatuar ligjin. Nuk ka standard më amoral sesa ky. Është e regjistruar, unë do ua sjell këtu. Ajo bëhet në sallën e gjyqit ashtu siç është, njeri që nuk njeh normë, ligj e as moral përmes lidhjeve të saj obskure me një kriminel me kravatë që quhet Taulant Balla. Ju garantoj se një deklaratë të tillë nuk e gjeni as në gjyqet e diktaturave, për Millonain e lidhjeve me Ballën, konsumohet korrupsioni duke respektuar ligjin. A ka deklaratë më perverse, më të turpshme e më kriminale se kjo. Nuk kisha dëgjuar kurrë! Nëse ka një garanci transparenca, garantimi apo mbrojtje, është zbatimi i ligjit.”

sali berisha

Sondazh

Poll