Politike

Flakë dhe tym në Kuvend/ BKH zbarkon në sallën e seancës plenare për të parë vendngjarjen

Ndryshe nga seancat e tjera një pjesë e mjeteve të përdorura bëri që të merrnin flakë aksesorët teknik në tryezat e deputetëve.

20 Nëntor 2023, 22:26 Nga h.k
Flakë dhe tym në Kuvend/ BKH zbarkon në sallën e
Foto nga Kuvendi

TIRANË-Byroja Kombëtare e Hetimit ka qenë e pranishme ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Oficerët e byros kanë qenë në vendngjarjen ku deputetët e opozitës kanë nisur të përhapin tymueset seancën e sotme.

Ndryshe nga seancat e tjera një pjesë e mjeteve të përdorura bëri që të merrnin flakë aksesorët teknik në tryezat e deputetëve.

Lajmin e konfirmoi për Balkanweb gazetari Osman Stafa, i cili tha se:

 “Specialistë të BKH-së kanë mbërritur në sallën e seancave plenare për të këqyrur nga afër këtë sallë pasi pati flakadanë dhe zjarr në seancën e sotme. Ashtu si edhe në një seancë të mëhershme, specialistët e BKH-së jane në Kuvend, pasi për ta konsiderohet një vend ngjarje”.

seanca plenare 20 netor 2023

Sondazh

Poll