Aktualitet

Aksioni i SPAK/ Operacioni shtrihet edhe jashtë vendit, 5 prej të dyshuarve ndodhen në Spanjë

Mes tyre është edhe një emër shumë i njohur për policinë, Ervin Mata, i cili u përfshi në ngjarjen në ish-Bllok.

21 Nëntor 2023, 09:36 Nga A.B
Aksioni i SPAK/ Operacioni shtrihet edhe jashtë vendit, 5 prej të
SPAK

TIRANË- Pesë prej të dyshuarave që janë shpallur në kërkim nga SPAK ndodhen në Spanjë. Mes tyre është edhe një emër shumë i njohur për policinë, Ervin Mata, i cili u përfshi në ngjarjen në ish-Bllok.

Dyshohen se fshihen në Spanjë

-Ervin Mata

-Besmir Murati

-Artan Sulejmani

-Albert Prenga

-Bajram Grabova

SPAK ka goditur një tjetër grup kriminal, pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC, ku në pranga ka rënë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 11 urdhër arreste, ku 6 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim, mes tyre Ervin Mata./Dosja.al

ervin mata arrestohet erzen breçani

Sondazh

Poll