Art&Argëtim

Adele konfirmon zërat, ylli i muzikës botërore është martuar me Rich Paul

Llogaria e fansave të Pop Culture në Instagram Deuxmoi ndau disa histori që duket se raportojnë se Adele konfirmoi martesën e saj atë natë.

20 Nëntor 2023, 21:46 Nga A.TH
Adele konfirmon zërat, ylli i muzikës botërore është
Rich Paul

SHBA- Thashethemet paskan qenë të vërteta. Këngëtarja britanike Adele ka njoftuar se është martuar me dashurinë e saj Rich Paul. Këngëtarja 35- vjeçare ishte e pranishme në një shfaqje komedie të mikut të saj më të mirë, Alan Carr. Alan, 47 vjeç, po bënte debutimin e tëij në stand-up në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se Adele doli në skenë në ambientin intim të teatrit

Dynasty Typeëriter në Los Angeles më 18 nëntor. Llogaria e fansave të Pop Culture në Instagram Deuxmoi ndau disa histori që duket se raportojnë se Adele konfirmoi martesën e saj atë natë.

Një numër përdoruesish shkruan në faqe duke pretenduar se kur Alan pyeti turmën nëse dikush u martua kohët e fundit, Adele shpejtoi ta bënte të njohur praninë e sa, duke pohuar se ishte martuar.

Një fans shkroi: “Isha në shfaqjen e humorit të Alan Carr në LA sonte dhe Adele ishte aty. Alan e pyeti turmën nëse dikush ishte martuar kohët e fundit dhe Adele bërtiti: Unë bëra".

Një përdorues tjetër pohoi: "Isha në shfaqjet e Alan Carr në LA. Ishte një vend super i vogël dhe intim për ndoshta 75 persona. Adele ishte ulur menjëherë pas meje me një mik. Asaj nuk i interesonte nëse njerëzit e dinin se ajo ishte atje. Kur Alan pyeti nëse dikush u martua kohët e fundit, ajo tha unë”.

Ylli I muzikës britanike ndezi thashethemet se ishte martuar me agjentin sportiv 41-vjeçar, pasi ajo iu referua partnerit të saj si "burri im" në shtator gjatë qëndrimit të saj në Las Vegas.

Adele dhe Rich konfirmuan romancën e tyre pasi divorci i saj nga Simon Koncecki u finalizua në mars të vitit 2021. Dyshja kanë djalin 10-vjeçar Angelo. Në maj 2022, çifti konfirmoi se ata jetonin së bashku. 

adele rich paul

Sondazh

Poll