Art&Argëtim

Dukesha e Sussex shfaqet në Los Anxhelos, ekspertët: Meghan po përgatitet për rikthimin në Hollivud

Markle u fotografua me dy nga gratë më të fuqishme në Hollywood, Janet Yang, presidente e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe Pearlena Igbokëe, e cila drejton Universal Studios.

19 Nëntor 2023, 20:13 Nga A.TH
Dukesha e Sussex shfaqet në Los Anxhelos, ekspertët: Meghan po
meghan markle

SHBA- Paraqitja e Meghan Markle në tapetin e kuq në Los Anxhelos është një përpjekje për të heshtur thashethemet që ajo mund t'i jepte fund ambicies për t’iu rikthyer Hollivudit, kanë pohuar ekspertët e industrisë.

Dukesha e Sussex-it u shfaq në eventin Variety Power of Women në Los Angeles. Tani, ekspertët e industrisë besojnë se pjesëmarrja e Meghan ishte një përpjekje strategjike për të përgatitur një rikthim dhe riemërtim të showbizit. Eric Schiffer, i cili drejton një nga firmat kryesore të Hollivudit për menaxhimin e krizave, foli për publikimin në internet, shkruan The Sun.

“Është e qartë se është koha për një rinisje të Brand Sussex, dhe pamja solo e Meghan flet shumë për drejtimin në të cilin po shkojnë”, tha ai.

Ajo u fotografua gjithashtu me dy nga gratë më të fuqishme në Hollyëood, Janet Yang, presidente e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit (organizata pas Oscars) dhe Pearlena Igbokëe, e cila drejton Universal Studios. Shfaqja vetëm e Meghan pason nisjen e serisë së fundit të Netflix The Croën, e cila fokusohet në vdekjen e vjehrrës së saj, Dianës, Princeshës së Uellsit.

Kjo vjen gjithashtu pasi shkrimtari mbretëror Omid Scobie pati pretendime për bashkëshortin e saj, Dukën e Sussex-it, përpara botimit të librit të tij të ri Endgame.

meghan markle

Sondazh

Poll