Art&Argëtim

Pse “Napoleoni” i Ridley Scott u pëlqye nga të gjithë, përveç francezëve?

Kritikët francezë kanë qenë veçanërisht të rreptë me transferimin e Historisë së tyre në ekran. Ata e kanë cilësuar këtë krijim si të mërzitshëm në mediat franceze, teksa Napoleoni i Joaquin Phoenix u përshkrua si një fëmijë i çmendur.

20 Nëntor 2023, 21:29 Nga a.l
Pse “Napoleoni” i Ridley Scott u pëlqye nga të
Joaquin Phoenix

SHBA- Filmi i Ridley Scott  “Napoleon” është cilësuar një film epik kinematografik, por disa e panë atë të papërshtatshëm. Ngritja dhe rënia e trazuar e perandorit ikonik francez Napoleon Bonaparte, i luajtur nga fituesi i Oscar Joaquin Phoenix , mori vlerësime pozitive nga Britania e Madhe dhe SHBA, por jo nga shtëpia e tij, Franca.

Kritikët francezë kanë qenë veçanërisht të rreptë me transferimin e Historisë së tyre në ekran. Ata e kanë cilësuar këtë krijim si të mërzitshëm në mediat franceze, teksa Napoleoni i Joaquin Phoenix u përshkrua si një fëmijë i çmendur.

“Napoleon” mori vlerësimet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar dhe u vlerësua për tregimin e guximshëm dhe kinematografinë e tij. The Guardian i dha filmit 5 yje, duke e përshkruar atë si një sulm kalorësie jashtëzakonisht të këndshme, ndërsa The Times e përshëndeti filmin e ri si një histori spektakolare. 

napoleon joaquin phoenix

Sondazh

Poll