Sport

VIDEO/ Pamje spektakolare, “Tifozat Kuq e Zi” shpalosin flamurin gjigant në “Air Albania”

Në vetëm pak minuta, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.

20 Nëntor 2023, 20:44 Nga a.l
VIDEO/ Pamje spektakolare, “Tifozat Kuq e Zi” shpalosin flamurin
Stadiumi 'Air Albania'

TIRANË- Atmosferë e jashtëzakonshme në stadiumin 'Air Albania'. 'Tifozat Kuq e Zi' kanë shpalosur flamurin gjigant, ashtu siç e premtuan. 

Në vetëm pak minuta, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.

Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al shihen qartazi të gjithë tifozat e pranishëm kanë ngritur plasmaset “kuqezi” dhe vetëm pak sekonda më pas, ashtu siç kishin paralajmëruar “Tifozët Kuq e Zi” shpalosin një banderolë gjigande në tribunën e mitikut “Air Albania”, ashtu si në miqësoren e vitit 2004, ndaj Greqisë.  

 

shqiperia ne euro 2024

Sondazh

Poll