Sport

Kvaratshelia do t’i mungojë Gjeorgjisë në “play-off”-in për në “Euro 2024”… Ja pse

Kvitsa Kvaratshelia u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e Gjeorgjisë kundër Spanjës dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë kombëtaren të vendit të tij në gjysmëfinalen e “play off”-it të Ligës së Kombeve, ku pretendohet të fitohen një vend për në “Euro 2024”.

20 Nëntor 2023, 18:17 Nga DOSJA

Kvaratshelia do t’i mungojë Gjeorgjisë në

GJEORGJI - Kvitsa Kvaratshelia shënoi një gol të mrekullueshëm për Gjeorgjinë të dielën ndaj Spanjës, në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij në këtë fazë kualifikuese për “Euro 2024”, por finalja e ndeshjes nuk e gjeti atë të buzëqeshur për dy arsye.

Njëra kishte të bënte me rezultatin, me “La Rojan” e ashpër që fitoi 3-1 për të mbyllur vendin e parë në Grupin “A”, ndërsa tjetra lidhej me ndëshkimin në minutën e 75-të me karton të verdhë.

Një karton që do të ketë një çmim të lartë, me "Kvara" që plotëson numrin dhe do të mungojë në gjysmëfinalen e “play off”-it të Ligës së Kombeve, ku Gjeorgjia do të marrë pjesë në mars të vitit të ardhshëm, në shansin e dytë për t'u kualifikuar në fazën finale të “Euro 2024”.

Sipas të dhënave të deritanishme, Kvaratshelia do të mungojë në gjysmëfinalen kundër Luksemburgut, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër, Greqia dhe Kazakistani do të kryqëzojnë shpatat, me fituesit e dy ndeshjeve me eliminim direkt në 26 mars 2024 për një vend në stadiumet e Gjermanisë në verën e 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll