Sport

VIDEO/ Ajo që nuk e keni ditur për Sir Alex Ferguson: "I çmendur" nga fitorja e kalit të tij në një garë ndërkombëtare në Bahrein

Trajneri legjendar i Manchester United, ka pasion hipizmin dhe ka 32 kuaj që i menaxhon

20 Nëntor 2023, 17:14 Nga DOSJA

VIDEO/ Ajo që nuk e keni ditur për Sir Alex Ferguson: "I

BAHREIN - Sir Alex Ferguson mund të jetë trajneri më i madh në historinë e Premier League dhe sipas “FourFourTwo” më i miri i të gjitha kohërave në botë. Por ajo që shumë pak e dinë, është fakti se skocezi është gjithashtu një ekspert në pistën e hipodromit.

Që nga vitet e tij si trajner në Manchester United, ai ishte “i mbërthyer” edhe me kuajt dhe sot zotëron 32 prej tyre, të cilët vrapojnë në garat më të mira në mbarë botën. 

Njëri prej tyre, “Spirit Dancer”, duke vrapuar me ngjyrat e Manchester United, sfidoi shanset për të fituar vendin e parë në garën ndërkombëtare të Bahreinit. Sir Alex ishte në Bahrein në ditët e fundit për të parë ndeshjet dhe u nderua nga organizatorët. 

VIDEO/ Ajo që nuk e keni ditur për Sir Alex Ferguson: "I

Kamera ka kapur momentin kur kali i tij fiton vendin e parë. Ai sillet si fëmijë dhe përqafon bashkëpronarin e kalit. “Trofeu më i mirë ndonjëherë për mua. Ishte fantastik, nuk mund ta besoj. Më dha kaq shumë gëzim”,- tha Sir Alex për fitoren. 

Kali me këtë fitore mori një shumë afër 500.000 euro! Trajneri i famshëm, më herët ka treguar se është ‘mbërthyer’ me kuajt, dhe nga hera e parë që shkoi për të parë Festivalin Cheltenham teksa ishte te United. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll