Sport

Elektrizohet Tirana/ Këngë patriotike dhe valle, tifozët bëhen gati për natën e madhe në Air Albania (VIDEO)

Falë kualifikimit të Kombëtares në Euro 2024, sot do të mbahet një festë e madhe në stadiumin Air Albania.  

20 Nëntor 2023, 18:35 Nga I.A
Elektrizohet Tirana/ Këngë patriotike dhe valle, tifozët
Tifozet

TIRANË- Kryeqyteti është elektrizuar mbrëmjen e sotme nga tifozët kuqezi. Falë kualifikimit të Kombëtares në Euro 2024, sot do të mbahet një festë e madhe në stadiumin Air Albania.  

Festa është parashikuar që të mbahet pas përfundimit të ndeshjes me Ishujt Faroe. Por mesa duket festa ka nisur që para nisjes së ndeshjes. 

Të shumtë janë tifozët kuqezi që janë mbledhur në disa pika në Tiranë dhe e kanë marrë me valle dhe këngë patriotike. Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, tifozët po këndojnë të lumtur për kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian.

 

shqiperia ne euro 2024

Sondazh

Poll