Bota

‘Më vunë armën në kokë’/ I grabitën para, diamante dhe ora, Marchisio flet për orët e tmerrit: Kisha frikë,

31 Tetor 2019, 15:29 Nga DOSJA
‘Më vunë armën në kokë’/ I grabitën

ITALI- Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio ka folur për grabitjen e banesës së tij në Vinovo nga disa persona të armatosur disa ditë më parë.

Gjatë grabitjes në banesën e tij, hajdutët morën orë, diamante, para dhe sende të ndryshme të çmuara. Në një intervistë për “Corriere dello Sport” tregoi gjithë tmerrin që kishte përjetuar natën e grabitjes.

“Unë kurrë nuk kisha parë armë të vërteta dhe kësaj here mi kishin vënë në kokë. Për ne ishte shumë e vështirë që të mendonim me kthjelltësi. Kisha frikë për veten time, për gruan time Robertën dhe në ato momente thjesht falenderova Zotin që nuk i kisha fëmijët në shtëpi. Ata po luanin futboll dhe duhej të ktheheshin në orën 8 të mëngjesit, të shoqëruar nga gjyshi i tyre. Trajneri i tyre ishte i pari që dyshoi se nuk iu përgjigja në telefon. E kuptuan se çfarë kishte ndodhur, ishte fati ynë ”.

Pasi tregoi gjithë ndjenjat që përjetoi, Marchisio gjeti kohë që të demonstronte me detaje edhe lidhur me grabitësit. 

“Të martën pesë burra hynë në shtëpinë tonë në Vinovo, më pyetën për kasafortën, por ne nuk kemi. Ata nuk më besuan, por kjo është e vërteta. Pastaj morën gjithçka mundën dhe u larguan. Unë nuk i justifikoj ata që e bëjnë këtë, por mendoj: ata që janë të sëmurë, ata që janë të uritur, nuk kanë frikë dhe madje mund të na vrisnin. Dallimi mes të pasurve dhe të varfërve është i madh dhe kudo,”-tha Marchisio.

Disa ditë më parë një grup grabitësish hynë në shtëpinë e fubollistit italian dhe morën gjithë çfarë gjetën. Por ky nuk është rasti i parë kur grabitet shtëpia e një sportisti të famshëm. Disa kohë më parë një gjë e ngjashme ndodhi në Spanjë, ku shtëpia e Zidane, Iscos e disa të tjerëve u grabit nga një bandë shqiptare, anëtarët e së cilës ndodhen pas hekurave. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota claudio marchisio grabitja e shtepise se marchisios claudio marchisio grabitja e shtepise se marchisios

Sondazh

Poll

Bota 31 Tetor 2019, 12:47

JAPONI- Mediat e huaja kanë raportuar se është djegur “Notre Dame-i” japonez. Flakët kanë përfshirë fuqishëm kështjellën historike Shuri, duke e shkatërruar plo...