Aktualitet

Sherr në një shkollë në Pogradec, zihen disa adoleshentë, 2 të lënduar

Mësohet se disa adoleshentë janë zënë me njëri tjetrin në ambientet e shkollës. 

20 Nëntor 2023, 18:24 Nga I.A
Sherr në një shkollë në Pogradec, zihen disa
Foto Ilustruese

POGRADEC- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se disa adoleshentë janë zënë me njëri tjetrin në ambientet e shkollës. 

Sherri ka ndodhur për motive të dobta, ndërkohë që dy prej tyre kanë mbetur të lënduar. Adoleshentët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që një 17-vjeçar është proceduar penalisht.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte, një bashkëmoshatarin e tij, në ambientet e shkollës së tyre të mesme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

sherr ne pogradec

Sondazh

Poll