Aktualitet

Kokaina nga Shqipëria, hashashi nga Spanja/ 40 të arrestuar në Itali, goditet organizata kriminale italo-shqiptare

Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha hashash, marihuanë dhe kokainë. Organizata kriminale sillte në Sardenjë një ton drogë në vit, gati njëqind kilogramë në muaj, ku fiton rreth 15 milionë euro në vit.

20 Nëntor 2023, 13:52 Nga r.ll
Kokaina nga Shqipëria, hashashi nga Spanja/  40 të arrestuar në
foto ilustruese

ITALI- Karabinierët në Itali kanë arrestuar 40 persona si pjesë e një operacioni antidrogë i quajtur "Familja dhe Miqtë", në kuadër të cilit u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që vepron në Sardenjë me degëzime edhe në Liguria, Toscana, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo. Në burg u lanë 22 persona, ndërsa 18 janë në arrest shtëpie.

Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant'Elena që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainë, shkruajnë mediat italiane.  I njëjti individ, sipas hetuesve, koordinonte dy grupe të tjera kriminale: një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari.

Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha hashash, marihuanë dhe kokainë. Organizata kriminale sillte në Sardenjë një ton drogë në vit, gati njëqind kilogramë në muaj, ku fiton rreth 15 milionë euro në vit.

Nën hetim janë gjithsej 72 persona. Hetimet nisën në vitin 2019 me sekuestrimin e parë të 90 kilogramëve hashash. Pas këtij operacioni, hetuesit rikonstruktuan të gjithë rrjetin e trafikut të drogës.

Kokaina ishte sjellë në Itali nga Shqipëria dhe në Sardenjë e fshehur në makina dhe mjete të rënda. Për hashashin, organizata kriminale - e cila kishte zgjedhur Spanjën për t'u furnizuar vetë - përdorte transportues të zakonshëm që dërgonin paketa te marrësit e rremë: ata jepnin adresa të rreme dhe i thërrisnin në telefon për dërgesë, në mënyrë që të mund të merrnin personalisht pakot me drogë.

operacion antidroge ne itali

Sondazh

Poll