Aktualitet

Tymi i Metalurgjikut 2 javë më parë ngre në protestë qytetarët në Elbasan

Protesta ka ardhur dy javë pas zjarrit në ish-kombinatin Metalurgjik që përhapi një tym shqetësues për banorët.

20 Nëntor 2023, 15:43 Nga h.k
Tymi i Metalurgjikut 2 javë më parë ngre në protestë
Pamje nga protesta

ELBASAN-Në Elbasan një grup qytetarët dhe aktivistë për mbrojtjen e mjedisit kanë dal në protestë ditën e sotme për ndotjen e qytetit. Protesta ka ardhur dy javë pas zjarrit në ish-kombinatin Metalurgjik që përhapi një tym shqetësues për banorët.

Protesta e sotme është zhvilluar përpara Bashkisë Elbasan. Protestuesit kërkuan që të merren masa nga institucionet lidhur me rrezikun që kërcënon jetën e shëndetshme të qytetit.

Pas protestës të pranishmit nisën nënshkrimin e një peticioni ,ndërsa ky i fundit do të rrugëtojë në lagje të ndryshme të Elbasanit për t’iu dorëzuar në fund pushtetit lokal, ku do t’i kërkohet marrja e masave imediate për minimizimin e ndotjes.

proteste ne elba

Sondazh

Poll