Aktualitet

"Largohuni nga incidentet"/ Ndeshja e Kombëtares reagon Policia: Kemi marrë masa për të siguruar qetësinë

Nga ana tjetër policia bën me dije gadishmërinë dhe garancinë e krijuar për zhvillimin e sigurt të ndeshjes.

20 Nëntor 2023, 15:27 Nga h.k
"Largohuni nga incidentet"/ Ndeshja e Kombëtares reagon Policia:
Policia

TIRANË-Policia e Shtetit ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me masat që janë marrë për ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe në Air Albania. Uniformat e policisë bëjnë thirrje që të tifozët t’i shmangen incidenteve dhe të zbatojnë rregullat. Nga ana tjetër policia bën me dije gadishmërinë dhe garancinë e krijuar për zhvillimin e sigurt të ndeshjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Mbrëmja e sotme ku do të luhet ndeshja “Shqipëri – Ishujt Faroe”, në stadiumin “Air Albania”, është padyshim një mbrëmje festive për të gjithë shqiptarët.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit sportiv, me qëllim që atmosfera festive e kësaj mbrëmjeje të mos venitet nga ndonjë incident.

Apelojmë për tifozët, sportdashësit dhe të gjithë qytetarët që të zbatojnë udhëzimet e Policisë, për bllokimim e rrugëve dhe rregullat për hyrjen në stadium, duke mos tentuar që të futin në stadium asnjë send të kundërligjshëm, pasi kontrolli do të jetë i rreptë, njësoj siç është vepruar në ndeshjet e tjera ndërkombëtare.

Gjithashtu, Policia ka marrë të gjitha masat edhe për festimet që do të zhvillohen pas ndeshjes, në sheshe, lokale dhe në rrugët e vendit, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, që të festojnë në mënyrë të kulturuar, që ta vulosim këtë fitore të kombëtares sonë, me vulën e imazhit më pozitiv të vendit.

ndeshja shqiperi-ishuj faroe

Sondazh

Poll