Politike

Gjykata e Apelit shtyn seancën gjyqësore të Berishës dhe Malltezit, Gjokutaj: Materiali është voluminoz, vendimi nesër në orën 11:00

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë materiali voluminoz që ka patur dosja Partizani.

20 Nëntor 2023, 16:10 Nga I.A
Gjykata e Apelit shtyn seancën gjyqësore të Berishës dhe
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka deklaruar se Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore për kryedemoikratin dhe Jamarbër Malltezi. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë materiali voluminoz që ka patur dosja Partizani. Seanca e radhës do të mbahet ditën e nesërme në orën 11:00.

“Ne kemi që në orën 9, në mënyrë shteruese kemi paraqitur gjithë argumentet që masat nuk qëndrojnë dhe çështja është një farsë… gjykata ishte në pamundësi për të dhënë vendimi pasi materiali është voluminoz dhe seanca u shty për nesër në orën 11:00”, tha Gjokutaj.

genc gjokutaj sali berisha gjkko

Sondazh

Poll