Politike

Berisha: Me amnistinë e dytë ndaj Ilir Beqës, Rama provoi se ai është pronari kryesor i koncesionit të sterilizimit

20 Nëntor 2023, 13:23 Nga r.ll
Berisha: Me amnistinë e dytë ndaj Ilir Beqës, Rama provoi se ai
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj SPAK, duke thënë se aktakuza ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shkruar në zyrat e kreut të qeverisë Edi Rama.

Sipas tij kjo është një tallje me shqiptarët dhe një dëshmi tjetër flagrante e shndërrimit sipas tij të SPAK, në një organizatë të rrezikshme kriminale për shoqërinë shqiptare.

Në deklaratën për mediat, Berisha tha se me akuzën e dytë për shpërdorim detyre, de facto amnistinë e dytë të Ilir Beqës brenda 4 muajsh, Edi Rama provoi se ai është pronari kryesor, është aksionari i parë me distancë i aferës së vjedhjes së dytë të shekullit.

"Aktakuza për Ilir Beqën, e shkruar në zyrat e Edi Ramës, është një tallje e ulët, cinike, me shqiptarët, është dëshmi tjetër flagrante e shndërrimit të SKAP-it në një organizatë të rrezikshme kriminale për shoqërinë shqiptare.
Ajo është de jure dhe de facto, amnistia e dytë brenda 4 muajsh nga SKAP-i i partisë, për hajdutin Ilir Beqaj dhe mbrapa tij, Edi Rama.

Aktakuza e diktuar nga Edi Rama e SKAPI-t të partisë për Beqën, për shpërdorim detyre se nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit dhe vartësit, dmth mes Rrapajt dhe Rrjepajt, se nuk ka konstatuar kostot e fryra, është një tallje e ulët cinike për shqiptarët, është dëshmi totale e keqpërdorimit të SKAP si një organizatë kriminale në funksion të pushtetit të Edi Ramës, është amnistia e dytë në katër muaj e Beqës nga Edi Rama dhe SKAP i tij.

Me akuzën e dytë për shpërdorim detyre, de facto amnistinë e dytë të Ilir Beqës brenda 4 muajsh, Edi Rama provoi dje në mënyrë përfundimtare se ai është pronari kryesor, është aksionari i parë me distancë i aferës së vjedhjes së dytë të shekullit, apo siç e quajnë tani rendom qytetarët, inceneratorëve të shëndetësisë.
Kurse Beqaj është thjesht hajduti i tij i dobishëm. Rrjepaj dhe stër-Rrepaj janë vetëm pronarët në letër, apo Zotot dhe Mërtirët e kësaj afere.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll