Politike

Hetimi për koncesionin e sterizilimit, seanca për masën e sigurisë, Beqaj: Do flas një herë tjetër

Ai tha se është në dispozicion të drejtësisë dhe përtej rezervave që ka nuk do ta kundërshtonte vendimin e GJKKO.

20 Nëntor 2023, 12:45 Nga A.B
Hetimi për koncesionin e sterizilimit, seanca për masën e
Ilir Beqaj

TIRANË- Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Megjithatë, ish-ministri refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve duke theksuar se do të flasë në një moment tjetër. Ai tha se është në dispozicion të drejtësisë dhe përtej rezervave që ka nuk do ta kundërshtonte vendimin e GJKKO.

“Faleminderit për interesimin kam, vetëm dy mesazhe, siç e kam bërë publike jam në dispozicion kam vendosur përtej rezervave të mos e kundërshtoj atë vendim, vijoj besoj se çfarë kemi bërë në Shëndetësi për çështjen në fjalë në janar bëhen 8 vite që hetohet, janë 400 kirurgë që operojnë në kushte bashkëkohore“- u shpreh Beqaj.

Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj./Dosja.al

ilir beqaj

Sondazh

Poll