Aktualitet

Nën akuzë për shpërdorim detyre, GJKKO lë në fuqi masën 'detyrim paraqitje për Ilir Beqajn

Beqaj u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme së bashku me avokatin mbrojtës Ermal Yzeiraj, ku u mor në pyetje sa i përket koncesionit të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

20 Nëntor 2023, 13:15 Nga A.B
Nën akuzë për shpërdorim detyre, GJKKO lë në fuqi
GJKKO

TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi masën e detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili akzuohet për shpërdorim detyre në dosjen e koncesionit të sterilizimit. 

Beqaj u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme së bashku me avokatin mbrojtës Ermal Yzeiraj, ku u mor në pyetje sa i përket koncesionit të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Ish-ministri refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, duke theksuar se do të flasë në një moment tjetër./Dosja.al

ilir beqaj

Sondazh

Poll