Politike

Ankimimi i Sali Berishës në Apel/ Ndërpritet seanca, avokati i ish-kryeministrit kërkoi shfuqizimin e masës

Për afro dy orë avokati i Berishës Genci Gjokuataj ka renditur të gjitha argumentet ligjore në Apelin e GJKKO, duke pretenduar që masat ndaj ish-kryeministrit duhet të hiqen dhe se janë antikushtetuese.

20 Nëntor 2023, 11:46 Nga A.B

Ankimimi i Sali Berishës në Apel/ Ndërpritet seanca, avokati i

TIRANË- Ndërpritet seanca në Apelin e GJKKO për Berishën.

Për afro dy orë avokati i Berishës Genci Gjokuataj ka renditur të gjitha argumentet ligjore në Apelin e GJKKO, duke pretenduar që masat ndaj ish-kryeministrit duhet të hiqen dhe se janë antikushtetuese.
 Ai thotë se nuk ka vepër penale dhe se nuk ka shkak që ai të mbahet një masë ndaluese si dhe nuk eksiton rreziku që ai të dalë jashtë vendit.

Gjykata ka vendosur që ta shkëpusë seancën për pak minuta, ndërsa pritet që rinisë sërish, ku do të mbahet seancë për Jamarbër Malltezin./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll