Politike

KAOSI në Kuvend, Rama për opozitën: Kanë prekur fundin, do ridalin si mbeturinat e një anijeje të mbytur

Rama shton se opozita po shkon pas një 'të kërkuari nga drejtësia', duke nënkuptuar kryetarin e PD-së, Sali Berisha. 

20 Nëntor 2023, 11:52 Nga A.B
KAOSI në Kuvend, Rama për opozitën: Kanë prekur fundin, do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kaosin që Rithemelimi shkaktoi në kuvend, ku pritej të diskutohej projektbuxheti 2024. Ai shkruan se opozita përdori fjalor rruge në Kuvend, ndërsa në politikë sollën sherr, rrëmujë dhe dhunë. 

Ai shton se opozita po shkon pas një 'të kërkuari nga drejtësia', duke nënkuptuar kryetarin e PD-së, Sali Berisha. 

REAGIMI I RAMËS:

I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.

edi rama kuvend 20 nentor 2023

Sondazh

Poll