Politike

"Opozita duhet të ishte duke paraqitur alternativa", Çuçi: Nuk flitet për buxhetin me tymuese

Ai u pyet edhe për numrin e gardistëve dhe përse ka pasur prani të shtuar të tyre në Kuvend, ku tha se është detyra e tyre që të garantojnë një seancë normale.

20 Nëntor 2023, 10:53 Nga r.ll
"Opozita duhet të ishte duke paraqitur alternativa",
bledi çuçi

TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Socialiste, ka folur pas mbylljes së seancës plenare ku u miratua në parim brenda 5 minutash mes kaosit dhe flakadanëve, projekt buxheti i 2024.

Çuçi tha për mediat se sipas tij nuk flitet për buxhetin me tymuese dhe se opozita duhet të ishte duke diskutuar dhe duke paraqitur alternativa.

Ai u pyet edhe për numrin e gardistëve dhe përse ka pasur prani të shtuar të tyre në Kuvend, ku tha se është detyra e tyre që të garantojnë një seancë normale.

“Garda ka punën e vet, të garantojë një seancë normale”, tha ai.

"E pamë edhe sot  e njëjta skenë, me tymuese më karrige, me britma. Nuk kishte asnjë gjë të re nga sjellja  tyre. E re që ishte sot ishte miratimi i buxhetit më të madh publik. Janë 7 miliardë euro që është dyfishi i buxhetit i viti 2013. Më vjen keq që lufta brenda PD, në këtë situatë që ndodhet opozita, ka bërë që të kenë shkëputur vëmendjen nga qytetarët.

Sot që duhet të flisnin, të jepnin alternativat, pamë të njëjtin skenarë. Nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin. Sapo miratuam 400 milion euro plus për rritjen e pagave. Paga mesatare do shkoj 900 euro. Nuk më intereson lufta e brendshme e PD. Garda ka punën e vet, të garantojë një seancë normale. Parlamenti nuk është në krizë, në krizë është PD.", tha Çuçi.

bledi çuçi kuvend 20 nentor 2023

Sondazh

Poll