Politike

4 herë u ngatërrua? GAFA e Nikollës: Janë prezent në votim 73 deputetë, projektligjet miratohen me 83 vota

Nikolla u shpreh në fillim që në nisje të seancës se të pranishëm ishin vetëm 73 deputetë, ndërkohë që i habitshëm është fakti sesi numri shkoi në 83.

20 Nëntor 2023, 10:46 Nga A.B
4 herë u ngatërrua? GAFA e Nikollës: Janë prezent në
Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare zgjati vetëm 5 minuta. 

Opozita bllokoi punimet normale të Kuvendit të Shqipërisë, duke mos lejuar maxhorancën të prezantojë buxhetin e vitit 2024. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka miratuar në parim projektbuxhetin e 2024, por duke bërë një gafë në raportimin e shifrave të votimit.

Nikolla hapi votimin për prezencën në Kuvend, ndërkohë që u shpreh se në sallë ishin të pranishëm 73 deputetë.Kuorumi nuk u realizua me elektronikë, por votimi u bë me kartona jeshil.

Ligji për akcisën është votuar në parim me 73 vota pro, por projektligjet e tjera në mënyrë të habitshme u shtuan me 10 vota. Ndërkohë që projektligjet e tjera sipas Nikollës u miratuan me 83 vota pro. 

Nikolla u shpreh në fillim që në nisje të seancës se të pranishëm ishin vetëm 73 deputetë, ndërkohë që i habitshëm është fakti sesi u shtuan edhe 10.

Pas lajmit të botuar në media, zyra e shtypit te Kuvendit me ane të një njoftimi të shkurtër të shpërndarëme ëhatsap ka sqaruar se: “Të nderuar kolegë, të gjitha aktet ligjore në seancën e sotme plenare u votuan me 73 vota pro”

 

kuvendi 20 nentor 2023

Sondazh

Poll