Aktualitet

VIDEO- Digjet totalisht makina që transportonte punëtorët në Lushnje

Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të Zjarrfikësve pas njoftimit, nga mjeti nuk ka mbetur asgjë.

20 Nëntor 2023, 09:11 Nga r.ll
VIDEO- Digjet totalisht makina që transportonte punëtorët
foto e makines

LUSHNJE- Mëngjesin e sotëm një automjet tip Ford është djegur totalisht në hyrje të lagjes Savër të Lushnjes.

Drejtuesi i mjetit që sillte punëtorët çdo mëngjes, kishte parë të dilte tym nga pjesa e motorit dhe ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se makina të përfshihej nga flakët. Gjithashtu në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet.

Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të Zjarrfikësve pas njoftimit, nga mjeti nuk ka mbetur asgjë. Sipas të dhënave paraprake të policisë shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, pasi mjeti ishte i ndezur.

 

digjet makina ne lushnje

Sondazh

Poll