Aktualitet

Vdekja e punëtorit në Pogradec, Policia arreston inxhinierin e firmës: Nuk zbatoi rregullat e sigurimit teknik

31 Tetor 2019, 20:39 Nga DOSJA
Vdekja e punëtorit në Pogradec, Policia arreston inxhinierin e

POGRADEC- Policia e Pogradecit ka arrestuar sot një inxhinier, pasi ngjarjes së rëndë ku një 41-vjeçar humbi jetën teska punonte për zëvendësimin e kabllove në një kabinë elektrike. Sipas informacioneve nga policia mësohet se shtetasi E.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë u arrestua, pasi akuzohet se nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik.

Më tej nga blutë e Pogradecit shtohet se 41-vjeçari banues në Babrru në Tiranë, gjeti vdekjen pasi u shemb muri i kabinës.

NJOFTIMI I PLOTË

Arrestohet në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, inxhinieri mbikqyrës i kompanisë që kryente punime në kabinën elektrike, në të cilën si pasojë e rrëzimit të një muri, gjeti vdekjen punëtori P.M. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, ku gjatë punës për zëvendësimin e kabllove në një kabinë elektrike, ka gjetur vdekjen një 41-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezulton se, shtetasi i mësipërm me detyrë inxhinier mbikqyrës pranë një kompanie nën kontraktore e cila po kryente punime në kabinën elektrike, nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik pasi gjatë punës brenda në këtë kabinë, është shembur një mur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori P.M, 41 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një kabinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.5 në Pogradec. Mësohet se 40-vjeçari me iniciale P.M. është rrëzuar teka po punonte në një kabinë elektrike.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet inxhinieri kabina elektrike vdes 40 vjevari ne pogradec arrestohet inxhinieri kabina elektrike vdes 40 vjevari ne pogradec

Sondazh

Poll