Aktualitet

Detaje/ Rojet ishin duke fjetur, u kapën në befasi, si ndodhi sulmi në HEC gjatë natës së djeshme në Rrëshen

31 Tetor 2019, 18:08 Nga DOSJA
Detaje/ Rojet ishin duke fjetur, u kapën në befasi, si ndodhi sulmi

MIRDITË– Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me dhunimin e rojeve të firmës së HEC-it në Rrëshen. (LEXO KËTU)

Mësohet se kanë qenë 4 persona që kanë dhunuar dy të rinjtë e zënë në befasi pasi në momentin që kishin ardhur agresorët ata ishin në gjumë. Nën kërcënimin e armës, ata i kanë lidhur dhe u kanë vendosur flakën 4 automjeteve që përdoreshin për ndërtimin e HEC-it.

Policia ka nisur kqyrjen e kamerave të sigurisë për të parë se ku ishte marrë benzina, për të identifikuar më pas edhe autorët. 

Banorët e Kaçinarit kanë protestuar vazhdimisht kundër ndërtimit të HEC-ve në këtë zonë. Ata shprehen se mendimi i tyre nuk është marrë në konsideratë, ndërsa firma ka vendosur makineritë e ndërtimit në zonë pa e konsultuar paraprakisht me ta.

Rreth një muaj më parë, banorët e 5 fshatrave u ngritën në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në Mirditë. Forca të shumta policie ishin prezent në protestën e banorëve të zonave të Mirditës. Protestat e banorëve vijojnë të bëhen gjithmonë e më masive, duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve, ku sipas tyre HEC-et në këtë zonë mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohen rojet e firmes ne mirdite ndertimi i hec-ve ne mirdite protesta e banorëve të mirditës dhunohen rojet e firmes ne mirdite ndertimi i hec-ve ne mirdite protesta e banorëve të mirditës

Sondazh

Poll