Aktualitet

Shpërthimi me tritol në lokalin e Muçajt në Kamëz, arrestohet njëri nga autorët

Shpërthimi me tritol ndodhi një ditë më parë në lokalin e Oltjon Muçajt në Kamëz.

19 Nëntor 2023, 12:10 Nga A.B
Shpërthimi me tritol në lokalin e Muçajt në Kamëz,
Momenti i tritolit

TIRANË- Një prej autorëve të tritolit në një lokal në Kamëz, është vënë në pranga. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga Policia, e cila në njoftimin për shtyp thotë se personi me inicialet B.M, 58-vjeç dyshohet se është një prej autorëve. 

"B. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën "Donald Trump", në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse"- njofton Policia.

Shpërthimi me tritol ndodhi një ditë më parë në lokalin e Oltjon Muçajt në Kamëz.

tritol ne kamez oltjon muçaj

Sondazh

Poll