Aktualitet

Mbyllen hetimet për Kristian Cenajn/ Akuzohet për vrasjen dhe zhdukjen e Mariglen Gjonajt

Cenaj ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, por sipas dosjes hetimore të prokurorisë është arritur të provohet se 31-vjeçari e ka vrarë adoleshentin për t'i marrë një orë Rolex dhe një varëse adoleshentit të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes.

19 Nëntor 2023, 09:11 Nga A.B
Mbyllen hetimet për Kristian Cenajn/ Akuzohet për vrasjen dhe zhdukjen
Viktima

TIRANË- Dosja për vrasjen e Maringlen Gjonajt do të kalojë për gjykim. 31-vjeçari Kristjan Cenaj i arrestuar 1 vit më parë për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj në Kurbin, do të përballet në gjykatë me akuzën e "Vjedhjes me pasoje vdekjen”. Pas disa seancash gjyqësore paraprake, dosja penale me të pandehur të riun nga Mamurrasi ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Juridiksionit të përgjithshëm Lezhë.

Cenaj ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, por sipas dosjes hetimore të prokurorisë është arritur të provohet se 31-vjeçari e ka vrarë adoleshentin për t'i marrë një orë Rolex dhe një varëse adoleshentit të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes.

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh 4 muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij./Dosja.al

mariglen gjonaj

Sondazh

Poll