Sport

VIDEO/ Skandal në ringun e boksit… Tifozët dhunojnë boksierin kolumbian, merret vendimi për duelin Nurja-Ramirez

Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte që kjo ndeshje e nisur në kompleksin "Fetih Borova", të konsiderohet e pazhvilluar.

18 Nëntor 2023, 21:15 Nga DOSJA

VIDEO/ Skandal në ringun e boksit… Tifozët dhunojnë

TIRANE - Degjeneron në dhunë, ndeshja e boksit, sot në kompleksin "Fetih Borova" në Tiranë, mes boksierit shqiptar Denis Nurja dhe kolumbianit Ramirez.

Ndërkohë që ndeshja ishte e ndërprerë, për shkak të një dëmtimi në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar.

Këta të fundit, nuk kanë mundur të mbajnë nervat dhe kanë krijuan një skenë jo të denjë për një event të tillë. Ata janë futur në ring, duke goditur me grushte e shkelma boksierin kolumbian Ramirez.

Ringu i boksit u shndërrua në arenë përleshjesh mes dy stafeve dhe tifozëve. Eshtë dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën, ndërkohë që ndeshja është ndërprerë.

Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte që kjo ndeshje konsiderohet e pazhvilluar.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll