Politike

Kombëtarja në Euro2024, Berisha: Kuqezinjtë bëjnë historinë, shkojnë me dinjtet në Gjermani

Berisha shkruan se pas fitoreve të mrekullueshme, kuqezinjtë shkojnë me dinjtet dhe krenar në Gjermani.

17 Nëntor 2023, 20:33 Nga I.A
Kombëtarja në Euro2024, Berisha: Kuqezinjtë bëjnë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar kombëtaren shqiptare për kualifikimin në Euro2024. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se pas fitoreve të mrekullueshme, kuqezinjtë shkojnë me dinjtet dhe krenar në Gjermani.

Postimi i Plotë:

Për së dyti kuqezinjtë bëjnë historinë! Lojë e bukur, barazim me Moldavinë. Kuqezinjtë pas fitoreve të tyre të mrekullueshme shkojnë me dinjitet, krenarë, të sigurt për suksese të reja në Gjermani. Urimet më të përzemërta të gjithë ekipit, yjeve të tij, kapitentit, liderit të tyre Sylvinho, arkitekt i kësaj arritje historike. Urime!

sali berisha

Sondazh

Poll