Politike

"Një kualifikim historik"/ Meta uron kombëtaren: Kuqezinjtë të jashtzakonshëm për në EURO '24 

Nga ana tjetër Meta shpreh besimin se Shqipëria do të jetë e jashtëzakonshme në Kampionatin Europian. 

17 Nëntor 2023, 20:27 Nga h.k
"Një kualifikim historik"/ Meta uron kombëtaren:
Ilir Meta

TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë, ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar djemtë e Kombëtares pas ndeshjes me Moldavinë. Meta ka përcjellë urimet dhe ka thënë se kualifikimi gëzon mbarë kombin shqiptar.

Nga ana tjetër Meta shpreh besimin se Shqipëria do të jetë e jashtëzakonshme në Kampionatin Europian. 

STAUSI I ILIR METËS: 

Një kualifikim historik që bën krenar dhe gëzon gjithë kombin shqiptar. Urimet më të përzemërta shqiponjave kuqezi, trajnerit, stafit dhe në veçanti tifozëve të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Jam besimplotë që shkëlqimi dhe entuziazmi i Kuqezinjve tanë do të jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian, kualifikimi në të cilin është plotësisht i merituar.

ilir meta shqiperia ne euro 2024

Sondazh

Poll