Politike

Miratimi i buxhetit/ Berisha: Të hënën do jetë qëndresa më e fuqishme e përfaqësuesve të Opozitës

Berisha theksoi se të hënën shqiptarët do të shohin qëndresën e fuqishme të përfaqësuesve të opozitës, për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament.

17 Nëntor 2023, 15:28 Nga I.A
Miratimi i buxhetit/ Berisha: Të hënën do jetë qëndresa
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, është shprehur se, parlamenti është shndërruar në një aneks të Surrelit. Në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Berisha theksoi se të hënën shqiptarët do të shohin qëndresën e fuqishme të përfaqësuesve të opozitës, për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament.

"Vazhdimi i betejës pa kthim të deputetëve të opozitës. Parlamenti është shndërruar në një aneks të Surrelit, ka humbur çdo funksion si tempull i demokracisë së Shqipërisë, ndaj dhe deputetët e opozitës, në emër të popullit opozitar, qytetarëve që besojnë tek vlerat e demokracisë, që konsiderojnë pluralizmin motorrin kryesor të saj, që besojnë se ministrat, pushtetarët dhe cilido duhet të hetohen nga Komisionet Parlamentare me transparencë, duhet të pasqyrohen e gjithë veprimtaria ligjore, apo antiligjore, kushtetuese apo antikushtetuese e tyre.

Një nen me rëndësi kapitale në Kushtetutë duhet të respektohet. Ligjet, rezolutat, amendamentet e opozitës, duhet të përcillen në përputhje me procedurën parlamentare. Sikundër kurrë ndonjëherë qeveria nuk mund të mendojë të caktojë përfaqësuesit e opozitës në Komisionet Parlamentare. Këto janë kërkesat më themelore për të cilat deputetët e opozitës janë të vendosur në këtë beteja pa kthim gjer në fitoren e tyre," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll